Transmetuar më 18-08-2017, 19:17

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Lushnje brenda familjes.

Mësohet se gjatë orës 18:15, në fshatin Plug, Tajar K., 55 vjeç, ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, N.K., 51 vjeçe.

Gruaja 51-vjeçare, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin e Lushnjes.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje./a.k/noa.al/