Transmetuar më 18-08-2017, 18:28

Policia ka shoqëruar për në komisariat ditën e sotme ish-deputetin socialist Hamit Kostën, 62 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE 2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri  ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krehrin e saj.

Nuk dihet ende motivi i sherrit mes tyre. Mësohet se ka qenë 38 vjeçarja,  ajo që ka njoftuar policinë për të denoncuar ish- deputetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /b.l/noa.al/