Transmetuar më 18-08-2017, 17:17

Real Madrid duket i fiksuar pas portierit David de Gea dhe është gati të bëjë një tjetër ofertë.

Vitin e kaluar u arrit marrëveshja në minutat e fundit, por transferimi i lojtarit nga Manchester United nuk u krye vetëm për arsye teknike, deri në mbylljen e dritares së transferimeve.

Tani Madrid po përgatit ofertën 46 milionë sterlina, sipas tabolidit The Sun.

Gjatë verës, Zinedine Zidane kundërshoi blerjet e mëdha dhe tri ndeshjet zyrtare deri tani, kundër Manchester United e Barcelonës, në Superkupën e Evropës dhe atë të Spanjës, i kanë dhënë të drejtë.

Me sa duket, presidenti Perez që nuk rri kurrë pa e shtuar koleksionin e yjeve, do të shpenzojë për portën, duke u kthyer sërish nga De Gea.