Transmetuar më 18-08-2017, 12:55
Publicitet

Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë, ku persona të paidentifikuar hyjnë në një banesë në Korçë dhe grabisin kasafortën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, e enjte, gjatë kohës që të zotët e shtëpisë kishin shkuar në një vaki, pasi u kishte vdekur një person në fis.

Në kthimin në banesë, i zoti i shtëpisë A.Sh., 60 vjeç, ka konstatuar se i mungonte kasaforta, ku mbante një shumë të konsideruesme parash.

Ai ka thënë në polici se persona të paidentifikuar, me anë të thyerjes kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr.6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës, dyshohet të ketë pasur një shumë të konsiderueshme parash.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se dyshohet që autorët e ngjarjes ta kenë ruajtur 60-vjeçarin, për shkak se ishte në gjendje të mirë ekonomike.

Mësohet se ai më parë ishte marrë me biznes, ndërsa kishte edhe familjarë në Amerikë, ku edhe vetë shkonte dhe vinte.

I dëmtuari ka thënë se ka pasur një shumë të madhe parash, disa milionë lekë, kartëmonedha në dollarë, euro por edhe në lekë, por shuma konkrete nuk bëhet e ditur nga policia.

Nga ana e uniformave blu, aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al

Loading...