Transmetuar më 18-08-2017, 11:57

Keni aplikuar disa herë për vizë amerikane, por pavarësisht se ju mendoni se i plotësoni kriteret, viza ju është anuluar? 

Ambasada Amerikane ka dhënë një sqarim. Nëpërmjet një foto ilustruse në Facebook, Ambasada shpjegon se të gjitha vendimet që merren bazohen tek akti i emigracioinit dhe i nënshtetësisë.

Sipas tyre, duke qenë se në Amerikë është një komunitet shumë i madh i shqiptarëve, ekziston një rrezik shumë i madh që qytetarët që aplikojnë për vizë turistike e të mos kthehen më, por të qëndrojnë tek familjarët e tyre.

Për të shmangur pikërisht këtë, shumë prej shqiptarëve që duken se nuk kanë një lidhje të fortë familjare, një ekonomi të qëndrueshme, shkruan Amabasada, u refuzohet viza turistike.  

Qytetari: Shqipëria ia kalon edhe Serbisë për përqindjen e refuzimit të vizave ndërkohe ligji Amerikan i emigracionit është i njëjtë për të gjithë të huajt. Pse ndodh kjo?  

Ambasada: Unë e kuptoj shumë mirë dhe e respektoj marrëdhënien që Shqipëria ka me SHBA-në dhe unë dhe kolegët e mi e kanë shumë mirë parasysh që një pjesë e madhe e kësaj marrëdhënie lidhet me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Shtetet e Bashkuara, shumë nga të cilët janë qytetarë amerikanë ose banorë të përhershëm të ligjshëm (BPL), të cilët duan të shohin familjarët e tyre duke i ftuar në Shtetet e Bashkuara. 

Aty ku ne dalim në përfundimin që një person që ka lidhje të forta (punë, sociale, lidhje të tjera ekonomike, etj.), dhe që tejkalon prezumimin e qëllimit imigrues, të cilin ne jemi të detyruar me ligj që të prezumojmë çdo aplikant të kategorive jo-imigruese, atëherë ne jemi të lumtur dhe krenarë të lëshojmë këto viza, shpejt dhe me respekt. 

Siç e përmenda më lart, kolegët e mi dhe unë jemi të detyruar të zbatojmë ligjin e imigracionit, i cili është shumë strikt, nga çdo standard i tij. Edhe pse neve na duhet ngaherë t’u përçojmë lajmin e keq aplikantëve, ne përpiqemi ta bëjmë atë në mënyrë të respektueshme. Lutemi kuptoni që procesi i intervistës shpeshherë është shumë i shpejtë, pasi ne e vlerësojmë kohën që aplikantët tanë harxhojnë nga dita e tyre për të ardhur në Seksionin Konsullor për itnervistë. 

Ne shpresojmë që përpjekjet tona për qenë sa më efiçientë të mos perceptohen si mungesë respekti. Qëllimi ynë është krejt e kundërta! Nëse një i afërm është, fatkeqësisht, i pamundur të marrë një vizë sepse një konsul ka përcaktuar që ai/ajo nuk ka lidhje të forta për t’u kualifikuar, ne shpresojmë që të mund të merren të tjera masa për bashkimin e familjes. Për shembull, një qytetar amerikan apo BPL mund të vizitojë të dashurit e vet jashtë SHBA-së. Shpresoj që kjo të ndihmojë në sqarimin e atyre që ju mund të keni dëgjuar se ndodhin gjatë intervistës. /b.l/noa.al/