Transmetuar më 18-08-2017, 10:10

Një grua ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, në plazhin e Sarandës.

Në lagjen Nr.1, pranë vendit të quajtur “Çentrali”’, në plazh, është gjendur e pajetë një grua.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar 74-vjeçaren A.Blaca, banuese në Sarandë, të pajetë në breg të detit.

Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i policisë rezulton se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve me zemrën, ku dyshohet se ka pësuar infarkt.

Mësohet se e moshuara ndodhej në breg të detit, pak pasi kishte rënë në kontakt me ujin, kur është ndjerë keq.

Ishin pushuesit ata që konstatuan të moshuarën në gjendje të rëndë, ku pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, gjeti vdekjen. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al