Transmetuar më 18-08-2017, 09:40

Fotinia dhe Danjeli, çifti i cili u njoh dhe martua brenda shtëpisë së Big Brother do të bëhen prindër.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë çifti nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram, ku shkruhet “Familja”.

Në foto Danjeli dhe Fotinia i mbajnë duart në barkun e rrumbullakosur të saj, ndërsa shihen të buzëqeshur.

Gjithashtu vihet re se Fotinia ka shtuar pak në peshë, ndërsa i ka rënë tjetër nur.

Duket se në këtë mënyrë çifti hedh poshtë dyshimet e skeptikëve se lidhja dhe martesa e tyre ishte vetëm për lojë.

Megjithatë nuk dihet nëse ngjizja ka ndodhur brenda Big Brother, apo pas daljes, pasi reality show përfundoi në 25 qershor dhe koha është fare e shkurtër. /a.y/noa.al