Transmetuar më 17-08-2017, 22:41

Katër persona janë plagosur në një aksident rrugor në aksin Burrel-Milot. Më saktësisht, ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Matit, ku u përlasën dy automjete.

Policia sqaron se janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë, pasagjerë që udhëtonin ne këto mjete shtetasi O.B, udhëtonte në mjetin tip Audi,  dhe shtetasi Sh.S. udhëtonte në mjetin tip benz. Drejtuesit e makinave janë B.G dhe D.M.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjeteve.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/