Transmetuar më 17-08-2017, 15:07

Dy vajza të mitura janë deklaruar të zhdukura qysh prej së hënës në policinë e Kamzës në Tiranë.

Ka qenë nëna e tyre, ajo që kanë bërë denoncim në polici, me shpresë se uniformat blu do t’i ndihmojnë që t’i gjejnë.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, 41-vjeçarja H.M., banuese në Kamzë kallëzon se të hënën, i janë larguar nga banesa vajzat e saj të mitura A.M., 17 vjeçe dhe M.M., 15 vjeçe.

E shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur vajzave të saj, gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tyre. 

Pas denoncimit të nënës, policia ka nisur punën për gjetjen e tyre, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës. /b.l/noa.al