Transmetuar më 17-08-2017, 14:50

Juristja e njohur Eni Çobani është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht poston foto nga puna, pushimet apo ambientet ku ajo ndodhet.

Çobani mund të jetë vërtet aktive, po rrallë herë poston foto me bashkëshortin e saj. Sot ajo e ka "thyer" rregullin dhe ka postuar një foto të gjysmës së saj më të mirë.

“Ja dhe timonieri jonë. Me të, të sigurt në tokë dhe në det”, shkruan zonja Eni bashkangjitur fotos së bashkëshortit. 

Pas publikimitt të fotos së bashkëshortit kanë filluar edhe ngacmimet e shoqeve të saj, të cilat i shkruajnë se të ketë kujdes me publikimin e fotos së bashkëshortit pasi edhe mund "t’ja marrin"…

Sigurisht ky koment me shaka është bërë nga një mikeshë mjaft e mirë e Çobanit, siç është drejtoresha e burgut të grave Xhoi Jakaj.