Transmetuar më 17-08-2017, 12:08

Deputeti socialist Erion Braçe reagon ndaj raportit për zgjedhjet të ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike.

Ai pyet nëse ka prova, duke ironizuar raportin e shkruar prej ministrave.

Braçe shton më tej, se ka një tip në PD që e ka raportin gati, ndaj e mbajnë të gjithë aty, thjesht për atë raport.

“Po prova, prova a keni? Se raport paskeni shkruar; Është i njëjtë që prej 2001-shit! Ka një tip në PD që e ka raportin gati, ndaj e mbajnë të gjithë aty, thjesht për atë raport.Tani, raporte shkruan kushdo; puna është ti provosh, domethënë të kesh prova të qarta e të pakundërshtueshme!”, shkruan Braçe në Facebook.

Ai e mbyll qëndrimin e tij duke nënvizuar se të thënat e Lulzim Bashës dhe çdo zari të tij që humbi më thellë se kurrë qarkun që kryesonte, nuk mund të jenë prova!

“Lulellëqe patjetër që janë! Madje të përsëritura!”, shprehet Braçe. /a.y/noa.al