Transmetuar më 17-08-2017, 10:50

Një ngjarje e pazakontë, nga ato më të rëndat që mund të ndodhin, i ka ndodhur një vajze amerikane në Findlay Avenue, në lagjen e Bronx të New York.

Vajza, vetëm 11 vjeçe po flinte qetësisht në krevat, kur një bashkëmoshatare e saj i hodhi në fytyrë një tenxhere me ujë të valuar.

Vajza e dëmtuar po flinte në shtëpinë e një shoqeje e cila e kishte ftuar, kur mëngjesin e së mërkurës së javës së kaluar, për arsye ende të paqarta, e gjeti veten të përvëluar nga shoqja e saj.

E dëmtuara pësoi djegie të rënda në fytyrë, duke u dërguar me urgjencë në spital.

Sa i takon shoqes së saj, gjatë pyetjes në polici nuk dha asnjë motiv mbi arsyet e një veprimi të tillë, shkruan noa.al.

Dyshohet se e mitura mund të jetë e prekur nga probleme të rënda psikologjike. /a.y/noa.al