Transmetuar më 17-08-2017, 08:57

Humbi unazën e saj të fejesës në vitin 2004, teksa punonte në kopshtin e saj në Alberta, të Kanada.

Mary Grams, një grua 84-vjeçare e kishte marrë unazën si propozim fejese në vitin 1951 dhe mendonte se e kishte humbur përgjithmonë.

“Nuk i thashë asgjë tim shoqi, pasi isha e bindur se do më kritikonte”, thotë Mary, duke treguar se e kishte zëvendësuar me një të ngjashme, pa e kuptuar ai.

Pas pak kohësh, çifti u transferua në një shtëpi tjetër, duke i’a lënë kopshtin djalit dhe nuses. Pas 13 vitesh, ishte pikërisht nusja që e gjeti karotën, të rritur në një karotë.

Masa e unazës ishte ende perfekte, kështu që gruaja e vendosi sërish në gisht. /a.y/noa.al