Transmetuar më 16-08-2017, 19:32

Ia doli të dalë edhe një herë i pari në një studim. Këtë herë nuk është shteti më i mirë për të jetuar, apo me njerëzit më të lumtur. Është sepse danezët janë partnerët më tradhtarë në botë, ku thuaj gjysma e popullsisë tradhton personin e rëndësishëm të jetës me dikë tjetër, sipas studimit. Danimarka del vendi ku qytetarët tradhtojnë më shumë!

Skuadra e Dr Felix ka mbledhur të dhëna nga studime të ndryshme në vite dhe ka zbuluar ca modele interesante sjelljeje seksuale në shtetet e të gjithë botës. Të dhënat treguan që në Danimarkë, 46% e çifteve të martuar tradhtojnë. Kjo do të thotë që gjysma e popullsisë tradhton ose ka tradhtuar të paktën një herë. Norvegjia renditet e dyta me 41%, Islanda e treta me 39% dhe Finlanda e katërta, me 36%.

Sondazhi gjithashtu tregoi që "one-night stands" janë goxha të përhapura në Skandinavi ku kryesojnë të parat Norvegjia, Suedia dhe Finlanda. Ndërsa mesatarja globale është 44%, në këto tri shtete, afërsisht dy të tretat e popullsisë kanë pasur një përvojë marrëdhëniesh seksuale vetëm për një natë.

Studimi i Dr Felix zbuloi edhe ‘sekretet e errëta’ të shteteve të tjera gjithashtu. Një ndër to është që shtetet më të mëdha anglishtfolëse Britania e Madhe, Amerika, Australia dhe Zelanda e Re, janë ndër më ‘të çuditshmit’ në praktikat dhe preferencat e tyre, në botë. Më shumë anglishtfolës përdorin lodra dhe produkte seksi dhe kërkojnë në Google për to.

Edhe për sa i takon komunitetit LGBT sërish vendet anglishtfolëse janë në krye të listës. Një në pesë njerëz në këto shtete ka pasur një përvojë gay, ku Australia arrin deri në 22% për qind.

Dhe në fund, nga të gjitha kombësitë, indianët kanë përvojat ‘më pak të guximshme’ të seksit, sipas studimit. Më besnikë, më tradicionalë…Bukur duket!