Transmetuar më 16-08-2017, 19:02

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të akademikut Ylli Popa.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili e ka cilësuar vdekjen e akademikut si një varfëri më të madhe për mjekësinë dhe shoqërinë shqiptare.

“Me humbjen e Prof. Ylli Popës mjeksia dhe shoqëria shqiptare janë më të varfra. Fjala e mençur humbi një korife të saj”, shkruan Vasili.

Akademiku Popa u nda nga jeta dietën e djeshme e martë në moshën 87-vjeçare, pas përkeqësimit prej një sëmundje kronike. /b.l/noa.al/