Transmetuar më 16-08-2017, 13:14

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, një ndër sovranët më jetëgjatë në histori, ka marrë vendim: do të lërë fronin.

Mediat britanike zbulojnë planin e pasuesit dhe kohën kur do të përfundojë mbretëria e saj. Ajo do të largohet nga froni në vitin 2021 kur të jetë 95 vjeçe, gjithmonë nëse do të jetë ende në jetë deri në atë moment.

Por i biri Charles nuk do të jetë një mbret i vërtetë, por mbret në detyrë. Kjo pasi do të vihet në zbatim ‘Regency Act’, një ligj i vitit 1728 i përditësuar për herë të fundit në vitin 1953 dhe që parashikon që në rast sëmundje të sovranes ose pengesash të tjera, Charles të marrë të gjitha detyrimet përsipër, por pa marrë titullin mbret.

Në vitin 1953 në momentin e marrjes së fronit, Elizabeth vendosi se në rast të ndonjë problemi të saj, mbretëria do i kalonte të shoqit Philipp dhe jo motrës Margaret, pasi për shumë njerëz konsiderohej si shumë egoiste, shkruan noa.al.

Bazuar në këtë ligj Charles i cili vitin që vjen mbush 70 vjeç dhe që është përgatitur gjithë jetën për këtë moment, do të marrë të gjithë detyrimet dhe titujt, por nuk do të jetë një mbret i vërtetë. /a.y/noa.al