Transmetuar më 16-08-2017, 12:51

Binjaket Sapphire dhe Roby Wirt tanimë mund ta shijojnë jetën 2 vjet pas lindjes së tyre, gati 4 muaj para kohe.

Të dyja bashkë ishin shumë të vogla, madje më të vogla se pëllëmba e nënës së tyre, Caroline, ndaj mjekët thanë se ishte tepër e vështirë që t’ia dilnin mbanë.

Ato peshonin pak më shumë se 450 gramë secila kur erdhën në jetë nëpërmjet prerjes cezariane, pasi ishin vetëm 24 javëshe.

Por pavarësisht faktit që binjaket kanë lidnur me probleme të ndryshme shëndetësore, ato kanë mbijetuar dhe tashmë janë vajza të lumtura dhe të shëndetshme.

Nëna 36 vjeçare nga East Grintstead në West Sussex tha se: "Unë i solla në jetë pikërisht atë ditë që mbushja 24 javëshe shtatzënë, çfarë do të thotë që stafi i spitalit ishte në gjendje të ndërhynte dhe t’i ndihmonte ato të merrnin frymë".

Caroline dhe bashkëshorti i saj Andy gjithashtui 36 vjec ishin prindër të 17 vjecares Nathani, 11 vjecares Keane dhe 8 vjecares Blaise, kur mësuan se prisnin binjakë. /b.l/noa.al/