Transmetuar më 16-08-2017, 12:39

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se, duke filluar nga muaji shtator, do të mbyllen 163 qendra shëndetësore.

Ajo bën me dije se qendrat shëndetësore që do të mbyllen do të jenë kryesisht në zonat rurale.

Në një postim të bërë prej saj në Facebook, shkruan se “Që nga shtatori, shumë zona rurale nuk do të kenë më qendër shëndetësore, s’do kenë pranë mjek e infermier… s’do kenë mundësi për shërbim shëndetësor”.

Më tej shton se plot 163 qendra shëndetësore do të mbyllen në vjeshtë.

“Ja pra shëndetësia falas e Qeverisë Rama 2!!!”, mbyll qëndrimin Vokshi. /a.y/noa.al