Transmetuar më 16-08-2017, 12:27

Vrau motrën dhe një të afërmin e tij, por tashmë pas vuajtjes së dënimit ka nisur të jetojë me ish-gardianen e cila punonte në sektorin e të dënuarve problematikë të burgut të Surrey, me të cilën nisi një lidhje dashurie.

Anglezi Freed Vee Askham, 43 vjeç  thotë se u dashurua me ish-gardianen Jerry Hyde, 59 vjeç, pas daljes nga burgu në vitin 2013, ndonëse mediat angleze shkruajnë se lidhja mes tyre nisi qysh në periudhën e burgut.

Askham përfundoi në qeli nën akuzën e vrasjes së motrës së tij Vanessa 28 vjeçe, në vitin 2003. Në gjendje të dehur, ai shtyu fuqishëm motrën, duke bërë që ajo të rrëzohet, duke përfunduar në koma të thellë nga e cila nuk u përmend më.

Pasi vuajti dy vite burg në një qendër rehabilitimi, Vee u akuzua dhe dënua për një tjetër vrasje atë të Christopher Gill, të cilin e vrau duke e goditur me një shishe vere në fytyrë gjatë një darke kur ishte në gjendje të dehur, shkruan noa.al.

Askham e pranoi vrasjen dhe kaloi katër vite në burg, ku takoi Jerry Hyde, e cila në atë periudhë punonte në burg me të dënuarit me probleme mendore dhe që kishin përdorur lëndë narkotike, duke u dashuruar.

“Aty lindi miqësia jonë, nuk bëmë asgjë të keqe. Më pas u dashuruam. Tani mund të martohemi. Por ai ka fëmijët e tij dhe unë të mitë, kështu që nuk po bëjmë plane të mëtejshme”, tregon çifti, i cili që nga viti 2013 bashkëjeton në Leeds. /a.y/noa.al