Transmetuar më 16-08-2017, 11:48

Kryeministri Edi Rama jep mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të akademikut Ylli Popa.

Ai vlerëson figurën e tij, ndërsa thotë se la një shembull të çmuar për të gjithë.

“Lamtumirë Profesor! Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshëm tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri. Ngushëllime familjes”, shkruan Rama në Facebook.

Akademiku Popa u nda nga jeta dietën e djeshme e martë në moshën 87-vjeçare, pas përkeqësimit prej një sëmundje kronike.

Ceremonia e tij e varrimit do të bëhet pasditen e sotme në orën 17.00, ndërsa nisja nga shtëpia e tij në adresën: Rruga “Sami Frashëri”, Pallati Nobis, Tiranë. /a.y/noa.al

Ndahet nga jeta akademiku Ylli Popa