Transmetuar më 15-08-2017, 23:14

Një vajzë preferoi që t’i propozonte të dashurit të saj për martesë.

Mirëpo e gjithë përpjekja e saj duket se shkoi shumë keq, dhe aspak ashtu si ajo e kishte menduar.

Propozimi erdhi në publik, në një nga rrugët e qytetit Santiago. I dashuri i saj tha po, por u vu në siklet dhe i kërkoi asaj të ngrihej dhe të shkonin.

Por ajo nuk pranoi. Në këto kushte ai e la të dashurën aty dhe u largua.

Vajza nga Kili e kishte menduar prej kohësh që ta bënte në këtë mënyrë propozimin. Në sfond dëgjohen edhe kalimtarë të tjerë, të cilët i bëjnë thirrje djalit që të thotë “po”. /k.k/noa.al