Transmetuar më 15-08-2017, 19:24

Ankesat e qytetarëve të Vlorës, ka qenë raporti i radhës i publikuar nga kryeministri Edi Rama gjatë pasdites së sotme.

Problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me mungesën e ujit të pijshëm, i pasuar nga problemi i asfaltimit të rrugëve, por edhe papunësia.

Ndër problemet e tjera që evidentohej në çdo takim ishte edhe ai i mosekzistencës së hapësirave të gjelbërta mes blloqeve të banimit, problemet me procesin e legalizimit dhe regjistrimin e pronave.

Mungesa e ujit të pijshëm, rrugët, papunësia, krijimi i hapësirave të gjelbërta mes blloqeve të banimit, procesi i legalizimit, regjistrimi i pronave etj.

“RAPORTI JUAJ. Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Vlorë. Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Vlorës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport. Faleminderit”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/