Transmetuar më 15-08-2017, 14:22

Në shtator do fillojë sezoni i ri televiziv dhe në ekranet shqiptare pritet të shihen ndryshime të rëndësishme.

Një ndër emisionet e preferuara të publikut është "Portokallia", dhe këtë sezon përveç Bes Kallakut dhe Erion Isai-t që nuk do të jenë më pjesë e këtij spektakli, një tjetër aktor i rëndësishëm mund të mos jetë pjesë e show-t të së dielës.

Gaz Paja ka qenë i ftuar në “Edicionin veror” në “ABC News”, dhe është pyetur nga Olsa Muhameti nëse do të jetë pjesë e Portokallisë edhe për këtë sezon.

Gazi është përgjigjur kështu: “S’e di, sepse nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri, në qoftë se nuk e gjej do të bëj pak pauzë, do të vazhdoj vetëm në teatër” .

Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim sezonin e ri në shtator për të parë nëse do jetë Gazi apo jo.