Transmetuar më 15-08-2017, 13:14

Ekziston një traditë që ka të bëjë vetëm me femrat e Nepalit, e cila quhet ‘chhaupadi’ dhe ka të bëjë me izolimin e femrave gjatë ditëve të ciklit menstrual dhe pas lindjes, kur femra konsiderohet e papastër.

Femrat gjatë këtyre ditëve mbyllen në kapanone druri dhe lihen pa ushqim nga pjesa tjetër e familjes, pasi akuzohen se bëjnë pis çdo gjë ose person me të cilin kanë kontakt.

Por në këto ditë gushti, më në fund kjo praktikë ndëshkuese është shfuqizuar dhe jo vetëm kaq.

Kush mbyll femrat në këto ditë rrezikon tre muaj burg dhe gjobë, shkruan noa.al.

‘Chhaupadi’edhe në vitin 2005 u konsiderua ilegal, por tashmë është i ndëshkueshëm dhe me ligj.

Rituali konsiderohet poshtërues por edhe i rrezikshëm për shëndetin e femrave, për shkak të mungesës së ushqimit. Madje në një rast, një grua e mbyllur në një kapanon druri u kafshua nga gjarpri në distriktin e Dailekh, duke gjetur vdekjen. /a.y/noa.al