Transmetuar më 15-08-2017, 07:59

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj do të lidhë kurorë në fillim të shtatorit me aktorin Besart Kallaku, pas disa vitesh fejesë.

Ndërsa çifti është treguar mjaft i rezervuar sa i takon përgatitjeve të ceremonisë, kur dita e madhe po afron, Xhensila nuk ka rezistuar dot.

Ajo ka publikuar në Instagram, dy fotografi me fustanin e nusërisë veshur, stil sirene të ngjitur pas trupi dhe me një bisht të gjatë.

Po kështu ajo ka zbuluar se fustanin e saj e ka krijuar stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Xhensila shfaq një trup perfekt duke e zbukuruar edhe më shumë fustanin elegant, i cili bie shumë në sy. /a.y/noa.al