Transmetuar më 15-08-2017, 07:43

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i bashkohet një shkrimi të politikanes italiane Laura Boldrini, lidhur me kërcënimet dhe akuzat me të cilat është përballur.

Ademi publikon në Facebook një shkrim të kryetares së dhomës së deputetëve të Italisë, ku politikania e lartë thotë se nga sot do të mbroj veten e saj dhe pozicioni që ka edhe në rrugë ligjore nëse do të jetë e nevojshme.

“Tashmë është e qartë që t’i lësh këta burracakë të vazhdojnë me metodat e tyre dhe të mos bësh rezistencë, do të thotë t’i hapësh rrugë vulgaritetit dhe dhunës. Do ta bëj edhe për të inkurajuar të gjithë ata- mbi të gjitha vajzat dhe djemtë tanë- të cilët marrin vazhdimisht fyerje dhe sulme verbale që të dalin nga heshtja dhe të denoncojnë çdokënd që përdor internetin si mjet krimi!”, shkruan Boldrini.

Ajo shpreh bindjen se edukimi i gjeneratave për një përdorim të përgjegjshëm të rrjetit është një nevojë e patjetërsueshme dhe mbi këtë çështje do të impenjohet tërësisht, por ndërkohë shton se nuk mund të rrijë si vëzhguese.

“Të shmangësh do të thotë t’u dërgosh institucioneve që janë garante për respektimin e ligjit dhe sigurinë qytetare një mesazh mosbesimi”, thotë në mbyllje Boldrini.

Tani mjaft më

Nga Laura Boldrini

Jehona e këtyre komenteve ka kaluar çdo limit.

Reflektova gjatë nëse duhet të veproj ose jo në këtë mënyrë, por pas katër vitesh e gjysmë ku jam përballur me shëmtira, kërcënime dhe mesazhe të dhunshme mendova që kisha detyrimin të merrja këtë vendim si grua, si nënë dhe si përfaqësuese e institucioneve. Kam vendosur që tani e tutje të ushtroj të drejtat e mia në institucionet përkatëse.

Mbështetjet që deri më tani më kanë ardhur nga shumë anë, brenda e jashtë rrjetit, më kanë shtyrë që të mos shkoj më tutje. Por nga sot do të mbroj veten time dhe pozicionin që kam edhe në rrugë ligjore nëse do të jetë e nevojshme.

Tashmë është e qartë që t’i lësh këta burracakë të vazhdojnë me metodat e tyre dhe të mos bësh rezistencë, do të thotë t’i hapësh rrugë vulgaritetit dhe dhunës. Do ta bëj edhe për të inkurajuar të gjithë ata- mbi të gjitha vajzat dhe djemtë tanë- të cilët marrin vazhdimisht fyerje dhe sulme verbale që të dalin nga heshtja dhe të denoncojnë çdokënd që përdor internetin si mjet krimi!

Askush nuk duhet të ndihet i detyruar që të braktisë rrjetet sociale për shkak të dhunës. Por për fat të keq në shumë raste të kohëve të fundit- nga profesoresha e Cambridge Mary Beard te Alessandro Gassmann, nga këngëtari Ed Sheeran te Al Bano- tregojnë se ofendimet dhe intimidimi kanë një efekt të vështirë për t’u kapërcyer.

Kam bindjen se edukimi i gjeneratave për një përdorim të përgjegjshëm të rrjetit është një nevojë e patjetërsueshme dhe mbi këtë çështje do të impenjohem tërësisht.

Por ndërkohë, nuk mund të rrimë si vëzhgues.

Të shmangësh do të thotë t’u dërgosh institucioneve që janë garante për respektimin e ligjit dhe sigurinë qytetare një mesazh mosbesimi.

Si mund t’u kërkoj të rinjve që të mos i shmangin por t’i denoncojnë të gjitha fyerjet në rrjet nëse unë vetë nuk e bëj diçka të tillë?

Fëmijëve tanë duhet t’u mësojmë se në një shtet të se drejtës çdokush që sulmohet mund të mbrohet përmes ligjit. Dhe pa i shtuar urrejtjes urrejtje, sepse e kemi me bollëk. /a.y/noa.al