Transmetuar më 14-08-2017, 18:23

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e kësaj të hëne, raportin e dëgjesave publike për qarkun e Gjirokastrës.

Në postimin e bërë në Facebook ai thotë se miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Gjirokastrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.

Ndër hallet e gjirokastriteve renditen një sërë problemesh nga subvencionet në bujqësi, problemet me furnizimin me ujë, pronësinë e tokës, papunësinë etj.

Më konkretisht 67 herë kreu i qeverisë është njohur me problemin e rishikimit të subvencioneve në bujqësi dhe blegtori.

Në 65 raste është përballur me shqetësimin e mungesës së investimeve në sistemin e ujësjellësit.

58 raste kanë qenë ankesa lidhur me problemet me pronësinë e tokës, vonesa dhe zvarritjen e dokumentacioneve dhe mbivendosje e pronave.

Tjetër problematikë është ngritur nevoja për individë të kualifikuar në administratën lokale, ku është përballur me 53 ankesa.

Lidhur me investimet në rrugët rurale është përballur me 50 ankesa, 45 për ngritjen e qendrave shëndetësore dhe 44 të tilla lidhur me papunësinë. Në mënyrë të detajuar i e gjeni raportin e dëgjesave në fotogalerinë që shoqëron shkrimin. /a.y/noa.al