Transmetuar më 14-08-2017, 18:07

Policia e Rrugore e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës, në këto ditë të ngarkuara të sezonit veror, po bashkëpunojnë për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombasit tanë të Kosovës.

Ky bashkëpunim ka sjellë me shumë prezencë policore në rrugët tona, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, këshillojnë që gjatë drejtimit të mjetit te keni parasysh:

– Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.

– Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.

– Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:

– Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që: Dikush Ju Do.

– Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.

– Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool.

 Drejtues mjetesh: Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët,

Alkooli vret!