Transmetuar më 14-08-2017, 13:27

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, po u merr më të mirën e mundshme pushimeve që po kalon këto ditë gushti në Turqi.

Por përtej relaksit që po shijon, nuk rresht së ndari me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga pushimet.

Më së shumti, ajo është fokusuar në linjat e saj trupore, duke u shfaqur mjaft në formë.

Ajo nuk është përmbajtur aspak, duke pozuar mjaft ndjellëse me bikini të modeleve të ndryshme, ku nxjerr në pah hiret e saj.

Rozi duket mjaft e kënaqur me format e saj, sa që nuk lë pozë pa i nxjerr në pah. /a.y/noa.al