Transmetuar më 14-08-2017, 07:48

Një baba i shqetësuar për djalin ka denoncuar në polici mësuesen 36-vjeçare të të birit, e cila praktikisht e kishte adoptuar 14-vjeçarin me pëlqimin e së ëmës.

Në një intervistë tronditëse në një stacion lokal në Ohio, babai i djaloshit pohon se Laura Lynne Cross, 36 vjeç, filloi një marrëdhënie seksuale me djalin kur ishte vetëm 14 vjeç.

Ai pohon më tej se mësuesja e anglishtes e adoptoi fëmijën për të bërë seks me të, me qëllimin përfundimtar për të pasur fëmijën e saj.

Babai i djalit thotë se fillimisht ka ngritur shqetësime tek një zyrtar i Shkollës së Lartë Buchtel dhe Policisë Tallmadge që në fillim të vitit 2012, por raporton se nuk janë ngritur akuza.

Megjithatë, Cross dha dorëheqjen nga posti i saj në janar të vitit 2015 dhe policia po i merr seriozisht kërkesat. Ai tregon se dyshimi i kishte lindur pas një telefonate anonime ku i thuhej se së shpejti do të bëhej gjysh.

Mësuesja 36-vjeçare kishte marrë me miratimin e së ëmës edhe aprovimin e Gjykatës për prindërim të pjesshëm të 14-vjeçarit me argumentin se për të do të ishte një udhëzuese e mirë.

Laura Lynn Cross tashmë akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur gjatë një periudhe prej tre vjetësh. /b.l/noa.al/