Transmetuar më 13-08-2017, 15:59

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën në vetëm tre ditë në Nepal, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq.

Më e rënduar u paraqit situata si pasojë e vërshimeve të ujit dhe shembjes së dherave.

Bilanci i viktimave mund të rritet pasi rreth 30 persona janë raportuar si të zhdukur. Po ashtu, moti i keq ka lënë të plagosur edhe 17 persona të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Shiu i madh, i cili kryesisht i goditi rrafshinat jugore të vendit, çoi në evakuimin e 5.000 personave.

Ushtria dhe policia janë duke i vazhduar operacionet e shpëtimit, ndërsa mbi 34 mijë shtëpi janë përmbytur. /k.k/noa.al