Transmetuar më 13-08-2017, 08:02
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë një fëmijë të vdekur është regjistruar mëngjesin e sotëm në Cërrik, Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Papër, në  fshatin Valas, ku ka dalë nga rruga mjeti tip "Ford" veturë me targa  AA 503 KN që drejtohej nga 54 vjeçari A.H., banues në Sarandë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë  mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht.

Të plagosurit janë: A.H., 54 vjeç, drejtuesi i mjetit, A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë, K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale opër zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/

 

Loading...