Transmetuar më 12-08-2017, 17:50

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Një grua e moshës 59-vjeçare, nga Tirana, ka kërcënuar dhe gjithashtu i ka shpërndarë një video intimet në në gruaje më të re në moshë, 49-vjeçare.

Mësohet se “viktima” ka bërë denonim në polici në lidhje me këtë rast.

Pas denoncimit, seksioni për krimet kompjuterike në kryeqytet, ka nisur hetimet.

Në lidhje me rastin, rezulton se 59-vjeçarja me inicialet A.Ç., banuese në Tiranë ka falsifikuar adresën e profilit të rrjetet social të 49-vjeçares dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.

Komunikata paraprake:

“Seksioni për krimet kompjuterike. Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.Ç, vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më anë të kompjuterit, ka falsifikuar adresën e shtetases B.Sh, vjeç 49, banuese në Tiranë, me anë të të cilave, e kërcënon dhe dërgon video intime, personave të tjerë”, njofton zyrtarisht policia./a.k/noa.al/