Transmetuar më 12-08-2017, 15:15
Publicitet

Pak orë pas situatës problematike në plazhin e “Kalasë”, në Vlorë, ku një shkëmb i madh u shkëput dhe ra në rrugë, nisi pastrimi i inerteve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat xheniere, por edhe një helikopter për të normalizuar situatën, e cila për fat të mirë nuk regjistroi të lënduar në njerëz.

Fatmirësisht si pasojë e shkëputjes së shkëmbit nuk ka të lënduar në njerëz, dhe në momentin e rënies nuk ka pasur qarkullim të automjeteve.

Për menaxhimin e kësaj situate janë njoftuar emergjencat civile, reparti i xhenios, si dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës.

Policia më herët ftoi të gjithë udhëtarët me automjet që të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë në drejtim të Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi në drejtim të qytetit të Vlorës.

Tashmë situata është normalizuar dhe qarkullimi mund të kryehet normalisht, edhe pse me kujdes. /k.k/noa.al/

Loading...