Transmetuar më 12-08-2017, 11:10
Një person i shpallur në kërkim për pengmarrje është vënë në prangat e policisë së Fierit.
I dyshuari është Muharrem Veliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Lofkend, Mallakastër.
Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme, e premte, pasi Gjykata e Gjirokastrës, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Noa.al mëson se Veliaj para tre vitesh mbajtur me zor një person pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Më konkretisht ai e kishte marrë në makinën e tij, ku e kishte mbajtur për ca orë me zor, pas një “kunje” mes tyre.
Por i dëmtuari e denoncoi në polici, duke bërë që ndaj tij të nisin hetimet deri në arrestimin e bërë këtë të premte. /a.y/noa.al