Transmetuar më 11-08-2017, 20:38

Përfundoi në tragjedi veprimi i një bodybuilder-i pak para se të fillonte të ekspozonte format e trupit.  

Ai është kampion në rangun e ‘trupave më të palestruar’, por për fat të keq humbi jetën pas tentativash për të bërë salton.

Sifiso Lungelo Thabete nga Afrika e Jugut është filmuar teksa hy në një sallë të madhe dhe përshëndet publikun, e më pas ra me kokë dhe theu qafën.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e kaluar gjatë një konkursi për trupin më mirë dhe shokoi të gjithë pjesëmarrësisht që prisnin ta shihnin.

23-vjecari renditej si kampion bote për peshën e 75 kg dhe njihej si mashkull me muskuj tepër të mëdhenj e të pabesueshëm për moshën. /k.k/noa.al/