Transmetuar më 11-08-2017, 17:56

Lori Hoxha e ka marrë seriozisht rolin e tezes, duke e “rrëmbyer” Londonin e vogël, nga e motra Sara.

Kur u nisën për pushime, Lori, Sara dhe Londoni, e ndjemë që në foton e parë që do të ishin më të ëmbla se zakonisht dhe ashtu doli.

Pas asaj fotoje korrekte, ku tezja mbante në prehër nipin dhe i tregonte një nga revistat e fluturimit, në postimin e radhës, ka shpërthyer dashuria mes tyre.

Është një moment të qeshurash si nga Londoni që është kapur pas bluzës së Lorit dhe ka zhytur aty fytyrën e tij topolake dhe nga tezja që sigurisht nuk mund t'i rezistojë kësaj kënaqësie. Ata të dy, përfundimisht, merren shumë mirë vesh bashkë.

Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, dhe Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor 2016.

Që nga ai moment, atmosfera në familjen Hoxha ka ndryshuar, ku Londoni ka marrë qendrën e vëmendjes. /b.l/noa.al/