Transmetuar më 11-08-2017, 17:27
Publicitet

Flakët që kanë shpërthyer në fshatin Çorrush të Mallakastrës kanë djegur deri tani 3 banesa. 

Informacionet që vijnë nga ky fshat ngrenë alarmin se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe se po evakuohen banorët e fshatit Çorrush. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Tre zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa për ta parë nga afër dhe monitoruar situatën ndodhet dhe vetë kreu i bashkisë së Mallakastrës. 

Në një prononcim për median Agron Kapllanaj kryetar i bashkisë së Mallakastrës  tha se rrezikohet dhe një banesë tjetër, dhe se dëmet janë të mëdha për banorët pasi janë shkrumbuar pemë të tëra me ullinj dhe pemë frutorë.

“Një banor i këtij fshati është i dyshuar për zjarrin dhe është shpallur në kërkim. Nuk dimë nëse është e qëllimshme apo aksidentale, por ai ka dashur të djegë pjesën e mbetur të grurit pas korrjes dhe zjarri më pas është përhapur”, u shpreh Kapllanaj.

Riaktivizohen zjarret të Gorricë dhe Dropull, dy banesa përfshihen nga flakët

Gjithashtu situata alarmante paraqitet edhe në Dropull dhe në Gorricë të Gjirokastrës pas riaktivizimit të zjarreve. Tashmë flakët janë shumë pranë dy shtëpive dhe janë duke depërtuar. Në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse të cilat po mundohen të fikin zjarrin.

Loading...