Transmetuar më 11-08-2017, 07:44
Publicitet

Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite nga hapja e kufijve, kur të gjithëve u kujtohen pamjet e anijeve të dyndura me njerëz, sërish në këto ditë të nxehta vere rikthehen skena të tilla.

Ndonëse situata ka ndryshuar me kalimin e viteve, pikërisht në kulmin e sezonit turistik rikthehen pamje të tilla.

Qytetarët denoncojnë radhët e gjata dhe fluksin e udhëtarëve, ku linjat e trageteve nga Italia drejt vendit tonë në fundin e korrikut dhe gjatë gushtit kanë qenë të mbingarkuara.

Kjo ka bërë që pas orëve të gjata udhëtim, qytetarët ta gjejnë veten të shtrirë në dysheme, për shkak të mungesës së dhomave të lira.

Të përballur me vështirësitë e udhëtimit, qytetarët shprehin shqetësim lidhur me kushtet në të cilat udhëtojnë dhe dyndjes me të cilën përballen. 

Loading...