Transmetuar më 07-08-2017, 21:58

Futbollisti Shkodran Mustafi po shijon në maksimum të qenit baba.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka ardhur në jetë vajza e tij, ai nuk heziton të postojë foto të vogëlushes.

Së fundmi Mustafi ka publikuar një foto të mrekullueshme, ku mban në krah dhe fare pranë fytyrës së tij vajzën.

Kampion bote, kampion konfederate me Gjermaninë dhe vetëm pak orë më parë ka fituar trofeun Community Shield me Arsenalin, por asgjë nuk krahasohet me përmbushjen që i fal e bija.

Krahas fotos ai ka bërë edhe një postim mjaft të bukur.

“Trofeu më i madh dhe më i rëndësishëm. Krenar, familja e para”, shkruan Mustafi në Facebook. /b.l/noa.al/