Transmetuar më 07-08-2017, 18:04

Ndihma e parë në shtëpi lehtëson dhimbjen dhe dezinfekton lëkurën në rastet e djegieve të vogla. Këto djegie njihen si djegie të shkallës së parë dhe përfshijnë zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët. Por cilat janë produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies?

Patatet

Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

Aloe vera

Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe lyejeni me xhel ale vera.

Vaj ulliri dhe vaj i arrës së koksit

Kombinimi i këtyre dy vajrave ndihmon plagën të shërohet më shpejt dhe eliminon shenjat e djegies.

Mjalti

Mjalti është shumë i njohur për vlerat e tij ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese. Vendosni pak mjaltë mbi plagë dhe lëreni që të veprojë për disa minuta. Më pas mund ta fashoni ose thjesht mbuloni me një garzë.