Transmetuar më 07-08-2017, 13:57

Një makinë mbeti pezull në ajër gjatë një stuhie që goditi Connecticut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën kështu duket në disa fotografi të shkrepura gjatë kësaj fundjave, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Por ishin zjarrfikësit ata që falë një fotografie të shkrepur nga një pozicion tjetër, shpjeguan çfarë ka ndodhur.

Stuhia rrëzoi disa kabuj elektrik të cilat shoferja nuk mund t’i shikonte teksa afrohej me makinën me shpejtësi, ku mbeti i bllokuar mes kabujve të cilët u tërhoqën, duke e ngritur makinën pezull.

Në makinë ndodhej një grua me dy fëmijët e saj, të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime. /a.y/noa.al