Transmetuar më 05-08-2017, 21:37

Deputeti i parlamentit shqiptar dhe njëkohësisht kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, humb një nga njerëzit më të dashur të familjes.

Dule ka humbur gjatë ditës së sotme babanë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Këtë njoftim ai e ka bërë nëpërmjet gjuhës greke, duke e shoqëruar edhe me një foto.

“Udhëtim i mirë babai ynë i dashur”, shkruan Dule në postimin e tij.

Postimi i plotë i Vangjel Dules:

“Si ka jetuar me modesti dhe në heshtje, kështu ju la mbretërinë e Krishtit tonë! Perëndia të jetë pushimi. Udhëtim i mirë babai ynë i dashur!”-/a.k/noa.al/