Transmetuar më 02-08-2017, 23:01
Publicitet

Një aheng familjar është shndërruar në fatkeqësi për familjen Mehmeti nga fshati Bibaj të Ferizajt në Kosovë.

50 të pranishëm janë helmuar, prej të cilëve një 24-vjeçare dhe dy fëmijë janë në gjendje të rëndë.

Ata nuk e dinë se nga se janë helmuar, por mjekët dyshojnë se kjo ka ndodhur nga konsumimi i produkteve me bazë shtazore.

Një 24-vjeçare nga Ferizaj është në rrezik për jetë.

Familja Mehmeti thotë se ahengu gjatë ditës ishte në një restorant, kurse në mbrëmje   vazhdoi në shtëpi.

Për këtë arsye, ata nuk janë të sigurt se ku u helmuan. Kështu, anëtarët e kësaj familjeje, u desh të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive në QKUK.

Bazuar në analizat laboratorike, mjekët thonë se helmimi ka ndodhur nga konsumimi i produkteve shtazore, shkruajnë mediat vendase.

Sipas familjarëve, të tjerë pacient ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Ferizajt, kurse disa të tjerë në gjendje më të lehtë, po trajtohen në shtëpi. 

Për këtë rast është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët janë duke hetuar rastin. 

Loading...