Transmetuar më 27-07-2017, 20:37

Skuadra e Skënderbeut ka luajtur ndeshjen e radhës të vlefshme për kupat e Europës, këtë herë përballë çekëve të Mlada Boleslav.

Edhe pse bëri një paraqitje mjaft të mirë, Skënderbeu pësoi një humbje me rezultat të ngushtë 1-2, në takimin e parë të luajtur në Çeki.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 1:0 për çekët e Mladas ku goli i vetëm u shënua nga Chramosta në minutën e 42’.

Pjesa e dytë ka nisur e vrullshme për të dyja skuadrat, ndërsa goli i barazimit për korçaret ka ardhur në minutën e 86’, nëpërmjet një autogoli.

Ky barazim zgjati vetëm 1 minutë pasi skuadra çeke kaloi sërish në avantazh 2-1, duke vulosr edhe rezultatin përfundimtar.

Ndeshja e kthimit në Korçë do të përcaktojë nëse Skënderbeu do të futet në fazën e grupeve për ndeshjet e Ligës së Europës, ku i mjafton një fitore minimale./a.k/noa.al/