Transmetuar më 27-07-2017, 19:39

Një grua ka ndarë historinë e saj të dhimbshme në mënyrë publike në një emision televiziv, duke i shokuar të gjithë ata që e kanë ndjekur.

Joy Harris ka ndarë historinë e saj të dhimbshme për emisionin 60 minuta.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë skllave seksi për vite me radhë e bashkëshortit të saj pastor.

Gjatë rrëfimit të saj ajo është shprehur se është keqtrajtuar.

“Më kërkonte të bënim seks më shumë se 7 herë në ditë. Ndonjëherë sillte edhe meshkuj të tjerë në shtëpi",-ka thënë ajo gjatë intervistës.

Larry dhe Joy Harris u shpërngulën nga Australia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994 ku që nga ai vit nisën edhe torturat për gruan në fjalë.

Ajo gjithashtu ka treguar se para se ta shfrytëzonte dhe ta përdhunonte lexonte fragmente nga Bibla.

Pas këtij rrëfimi burri i saj është arrestuar dhe është në pritje të dënimit.