Transmetuar më 27-07-2017, 17:22

Një shtëpi ka marrë flakë ditën e sotme në Roskovec të Fierit duke u shkrumbuar e gjitha.

Shkak i zjarrit ishte shpërthimi i bombolës së gazit, por për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, përveç dëmeve të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe shefi i zjarrfikëses Patos, Alket Halimi.

Gjatë fjalës së tij ai bëri me dije se është bërë i mundur evakuimi i banorëve të shtëpisë.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.