Transmetuar më 27-07-2017, 15:36

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve dhe është në pritje të fëmijës së katërt nga e dashura e tij Georgina Rodriguez. Cristiano Jr, Eva dhe Mateo janë 3 vogëlushët e tij.

Por duket se Ronaldo nuk do të mjaftohet me kaq, sepse ai i ka idetë të qarta se sa fëmijë dëshiron.

Tani babai krenar thotë se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezër, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7 dhe me numrin e fanellës së tij.

“Ai është mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë”, ka thënë Ronaldo.

Kujtojmë që të tre fëmijët e Ronaldos janë bërë nga 2 nëna të panjohura, ndërsa është në pritje të bebes nga e dashura Georgina, e cila mësohet se është në muajin e 6-të të shtatzënisë.