Transmetuar më 27-07-2017, 09:26

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur këngëtarit Justin Biber, i cili përplasi me makinën e tij një fotograf. Ngjarja ndodhi në Beverly Hills, teksa Bier sapo kishte dalë nga kisha.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Këngëtari, kur doli nga kisha, u fut në makinën e tij dhe u nis për tu larguar në mënyrë që t’i shmangej fotografit, i cili po përpiqej që ti bënte foto.

Por teksa largohej, ylli i popit ka përplasur 57-vjeçarin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore fotografit.

Ai është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pa lëndime serioze.

Këngëtari qëndroi në vendngjarje derisa policia erdhi dhe më pas u largua së bashku me një mik. /k.k/noa.al/