Transmetuar më 27-07-2017, 09:19

Futbolli është sporti i golave, finteve dhe pasimeve të bukura dhe gjithmonë janë lojtarët që i bëjnë këto gjëra, pra mesfushorët apo sulmuesit, që bien të parët në sy.

Por edhe në skajin fundor të fushës, ka lojtarë që bëjnë mrekullira në mbrojtjen e katërkëndorit dhe këta janë portierët.

I tillë është ky portier 8-vjeçar, i cili është shndërruar në një sensancion në internet, me mbi 10 milionë njerëz që janë mahnitur me pritjet e tij.

Ai quhet Billi Bob Braher dhe luan në kampionatet e moshave në Gjermani, me FC Unterfohring.

Jo më kot, ai është krahasuar edhe me më të mirët e botës, duke u cilësuar si Manuel Nojeri i ri.

Nëse vazhdon kështu, është e sigurt se emrin e tij do ta dëgjojmë gjithnjë e më shpesh në 10-vjeçarin e ardhshëm.